Lajme nga Kosova

Uran Ismaili premton 52.6 milionë euro investime për të gjitha spitalet në vend

11:28, 12 Prill 2019

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore.

Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë,tha do të investohen 52.6 milionë euro për të gjitha spitalet në vend.

“Në mungesë të pajisjeve edhe pse kanë pasur kapacitet, qytetarët e Kosovës janë detyruar të kërkojnë shërim në vende tjera. Do vazhdojmë me pajisje të reja në sistemin shëndetësor të Kosovës”.

“Do t’i shohim mangësitë në vendin tonë. Parashihen 52.6 milionë euro, 26 milionë euro për spitale dhe 26 milionë euro për QKUK-në që do të mundohemi ta kryejmë brenda 2 dhe 5 viteve”, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se janë të interesuar të investojmë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e qytetarëve.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply