Feja

Ibtilaja (Sprova), ligj i All-llahut për pastrimin e radhëve

Hutbe që flet mbi sporvën, e cila është ligj i All-llahut që nuk e anashkalon askend, element vendimtar në pastrimin e rradhëve, edukim dhe kalitje, pastaj flet për disa lloje të sprovës.

All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

لَتُبْلَوُنَّ فِي أَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَمِنْ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيرًا وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ(186)

“Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Ali Imran: 186).

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنْ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنْ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. (El-Bekare: 155).

أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ(2)وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ(3)

“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebur: 2-3).

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ(31)

“Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre, pastaj ata që janë më afër tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqë ecë në mesin e njerëzve, duke mos mbetur në te asnjë mëkat”. (Buhariu).

1- Udhëzim Kur’anor

Ky është ligj për besimet dhe thirjet. Medomos duhet sprovuar bartësi i tyre. Medomeso duhet pasur sprova në pasuri dhe vetvete…medomoesmo duhet duruar, rezistuar dhe duhet qenë i vendosur. Kjo është rruga…rruga për në xhennet, rrugë e cila është rrethekuar me gjëra të urejtura dhe vështira, kurse rruga e xhehenemit është rrethekuar me lezati dhe kënaqësi.

Rezistenca është ajo që e nxitë dhe e nxjerë në pah forcën që gjindet në brendësi të njeriut, e zhvillin, e mbledhë dhe e grumbullon. Thirja e re, pa marë para sysh se ku gjindet, ka nevojë për nxitje të kësaj force që të thellohet thellë në brendësi të njeriut. Sprova vjen që pronarët e thirjes të njohin realitetin e vetvetes së tyre duke përjetuar jetën dhe xhihadin praktikisht. Nëpërmjet të sprovës njerëzit e njohin realitetin e njerëzimit dhe fshehtësirat e saja dhe realitetin e organizmave dhe shoqërive, duke parë se si ballafaqohen principet e thirjes së tyre me epshin e vet dhe epshin e njerëzve. Mësojnë hyrjet e shejtanit në këto shpirta, vendet rrëshqitëse në rrugë dhe kanalet e devijimit. Krejt kjo, që në fund, kundërshtarët të kuptojnë se medoemos këtu ka të mira dhe ka ndonjë sekret, i cili i bënë pronarët e sajë të përqendrueshëm dhe që të durojnë çmos për hirë të sajë. Në këtë moment kundërshtarët e kësaj thirjeje bëhen admirues të saj, në fund të ballafaqimit.

Ky është ligj për të gjitha thirjet. Nuk duron në këtë gjendje, në vështirësitë e saja, duke iu përmbajtur devotshmërisë, duke mos u dëshpëruar në Mëshirën e All-llahut, duke mos humbur shpresë në fitoren dhe duke i përballuar vështirësive të saja, askush tjetër përveç atyreve që kanë vendosshmëri dhe janë të fuqishëm.

وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ(186)

“…po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Ali Imran: 186).

Këtë e kanë ditur xhemati i parë musliman, e ka ditur se ç’farë dhimbje dhe sakrifice e pret, e ka ditur se ç’farë dëmi dhe sprove do ta kaplon në vetvete dhe në pasuri, mirëpo kanë vazhduar rrugën e tyre dhe aspak nuk kanë devijuar ose të kthehen mbrapa…Ata kanë qenë të bindur se secili njeri do të shijon vdekjen dhe se shpërblimin do ta marin në Ditën e Kijametit, kurse kjo botë është kënaqësi e mashtruar.

Toka është e njejta, rruga, e njejta, armiqtë janë po ata që kanë qenë edhe atëherë, e Kur’ani, poashtu është ai Kur’an.

Po, mjetet e sprovimit dallojnë nga koha në kohë, mjetet e informimit kundër xhematit musliman, e tendencës për tia humbur autoritetin dallojnë, si nga elementet, si nga cilësia, si nga qëllimet dhe si nga synimet, mirëpo rregulli është i njejtë:

“Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve,…”. (Ali Imran: 186).

Kështu All-llahu na zbulon natyrën e kësaj thirjeje dhe natyrën e armiqve që e vëzhgojnë në rrugën e sajë. Ky udhëzim Kur’anor mbetet në fondin e xhematit musliman çdo herë që do të synon të lëvizë me këtë besim dhe çdo herë që do të mundohet ta realizojë metodën e All-llahut në ruzullin tokësor. Në çdo rast të tillë, tubohen mjetet e sprovës dhe kurthet, metodat modernë për të shëmtuar qëllimin e thirjes dhe për ta bërë pikë e pesë. Në çdo rast ky udhëzim Kur’anor mbetet i pranishëm duke ua hapur sytë dhe duke ua mësuar natyrën e kësaj thirjeje, naytrën e rrugës së saj dhe natyrën e armiqëve të cilët e përcjellin punën e tyre në këtë rrugë dhe lëshon qetësi në zemrat e tyre përball çdo gjëje që e kaplon. Ajo e kupton se është duke ecur në rrugë, edhe kur e dëmtojnë ujqit, edhe kur lehin mbi te qentë edhe kur sprovohet dhe se kjo është ajo rrugë, për të cilën na ka filur Kur’ani. Kjo shkakton që këto sprova, këto dëmtime, këto akuza, të jenë myzhde për te, pasiqë është e bindur se është duke ecur në rrugën e vërtetë, në atë rrugë të cilën e ka përshkruar All-llahu [subhanehu ve teala], është e bindur se durimi dhe devotshmëria janë nozulli i saj në këtë rrugë, kështu që përball tyre shkatërrohen kurthet dhe ngacmimet, zvogëlohen dëmet dhe sprovat. Vazhdon në këtë rrugë të premtuar për të arritur te shpresa e synuar, me durim dhe devotshmëri dhe vullnet të pathyer.

Medomeos duhet të edukojmë vetveten me sprova, ta sprovojmë vendosshmërinë në betejën për të vërtëtë me frikë dhe vështirësi, me uri dhe pakësim të pasurisë, të shpirtërave dhe të fryteve.

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنْ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنْ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. (El-Bekare: 155).

Këto sprova janë të domosdoshme nësë dëshirojnë besimtarët t’i zbatojnë detyart e akides dhe që ti rritet vlera aq sa kemi sakrifikuar për zbatimin e sajë. Besimet e lira, besime për të cilat nuk duhet shumë sakrificë, në ballafaqimin e parë, nuk e kanë rëndë që ta lënë. Obligimet në këtë rast është vlera shpirtërore me të cilën rritet vlera e besimit, akides, në shpirtin e muslimanëve, para se të ketë vlerë te të tjerët. Aq sa ma tepër përjtojnë dhimbje nga shkaku i sajë, aq sa ma tepër sakrifikojnë për hirë të saj, aq ma shumë ia dijnë vlerën dhe aq ma shumë nuk dëshirojnë ta lëshojnë. Kurse të tjerët nuk ia dijnë vlerën e këtij besimi, përderisa nuk shohin sprovimin e bartësve të saj, durimin e tyre në këto sprova, atëhere ata në vetvete do të thonë: nëse akideja e tyre nuk është më e mirë se sa sprova ose ma e madhe, nuk do ta pranonin këtë sprovë e as që do ta duronin…Në këtë moment, kundërshtarët e kësaj akide bëhen kërkues të saj, respektues të saj, mbrojtës të saj…Në këtë moment vjen ndihma e All-llahut dhe fitoreja, e hyjnë njerëzit grupe grupe në fenë e All-llahut…

Sprovat janë të domosdoshme që të forcohet vullneti i pronarëve të akides, sepse sprovat nxjerin në shesh forcat dhe energjitë e fshehura, hapin në zemër dritare dhe kanale. Këto gjera nuk do ti dinte ky besimtar, po mos të sprovohej, kurse vlerat, peshoja dhe botëkuptimi nuk do të pastroheshin dhe të precizoheshin, përveç se në klimë të sprovës, e cila e largon perdën nga sytë dhe nga zemra.

Ajo që është ma e rëndësishme se gjith kjo, ose thuaj rregulli i tërë kësaj…drejtimi kah All-llahu, atëhere kur do të dridhen tërë mbështetjet tuaja dhe kur do të avullohen tërë imagjinacionet, të cilat janë të ndryshme. Në këtë moment, largohet perdeja dhe hapet pamja dhe horizonti, në këtë rast sheh vetëm Forcën e All-llahut, vetëm Mundësinë e Tij, vetëm Vullnetin e Tij, sheh se s’ka ku të strehohesh përveç se te Ai. Në këtë rast përputhet shpirti me realitetin e vetme, mbi të cilin ngritet botëkuptimi i shëndoshë:

وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ(156)

“…po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”. (El-Bekare: 155-156).

Të All-llahut jemi, ne të gjith, çdo gjë që kemi, tërë qenia jonë, jemi të All-llahut, te Ai është kthimi dhe fundi në çdo gjë dhe çdo rrugë. Dorëzim absolut. Këta njerëz fitojnë bekimin e All-llahut, me të cilin i ngritë në pjesmarje në pjesën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të cilin e bekon All-llahu dhe melekët.

أُوْلَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُهْتَدُونَ(157)

“Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (El-Bekare: 157).

Kjo është edukata të cilën e mori ai rresht i muslimanëve që të përgaditet me atë përgaditje të çuditshme. Kjo është metoda hyjnore në edukimin e atyreve që Dëshiron t’i veçojë për Vehte, për fenë dhe për thirjen e Tij.

Për këtë edhe e ka vënduar ligjin e ibtilasë që të zbulohen dhe dallohen muxhahidët, që lajmet e tyre të bëhen të njohura, që mos të përzihen rreshtat, që mos të kenë shansë të fshihen munafikët e as gjendja e të njerëzve të dobët dhe trishtues.

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ(31)

“Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

All-llahu i di realitetin e shpirtërave dhe lëndën e tyre, i sheh fshehtësirat e saja dhe gjendjen e vërtetë të saj, andaj pse të sprovohen njerëzit, kush duhet të dijë dhe kujt duhet t’i të zbulohen gjërat? All-llahu, [subhanehu ve teala], vepron me njerëzit sipas mundësive të tyre, sipas natyrës dhe gatishmërisë së tyre, ata nuk i dinë ato fakte të fshehura që i Di Ai, andaj medoemos duhet tu zbulohen këto fakte që t’i kuptojnë, t’i njohin, tu binden dhe pastaj të përfitojnë prej tyre. Sprova me të mira dhe me të këqija, me mirëqenje dhe vështirësi, të gjithë këto sprovime i zbulojnë gjërat që janë të fshehura në thellësirat e shpirtërave, disa bile edhe vetë pronarët e tyre nuk i dijnë.

Robi besimtar shpreson që mos të sprovohet dhe synon shëndetin dhe mëshirën, mirëpo nëse e goditë ndonjë sprovë ai duron, duke kuptuar urtësinë që fshehet pas kësaj, i dorëzohet caktimit të All-llahut, i bindur në urtësinë e Tij, duke synuar mëshirën dhe shëndetin pas sprovimit.

2- Ligj, i cili nuk e anashkalon asnjë besimtar

Besimi nuk është vetëm fjalë e cila thuhet me gjuhë, por është realitet me detyra, emanet me përgjegjesi, xhihad, i cili ka nevojë për durim dhe mund që ka nevojë për mosdorëzim. Nuk mjafton që njerëzit të thonë: besuam. All-llahu nuk mjaftohet me pretendimin e këtyre njerëzve, derisa nuk sprovohen, e të përqendrojnë në këtë fjalë dhe të dalin me elemente të kulluara dhe me zemër të pastruar, mu ashtu siç pastrohet ari nga gjërat pa vlerë me zjar. Këtë gjë e bëjnë edhe sprovat me zemrat e njerëzve.

أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ(2)وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ(3)

“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”.

Kjo sprovë e imanit, është një rregull i palëvizshëm dhe një ligj i vazhdueshëm në peshojën e All-llahut, [subhanehu ve teala].

Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebur: 2-3).

All-llahu e di realitetin e zemrave edhe para sprovimit, mirëpo me sprovim del në shesh ajo që ka qenë e njohur për All-llahun, kurse e fshehur nga dituria e njerëzve, e të llogariten njerëzit sipas asaj që e veprojnë e jo sipas asaj që e di All-llahu për to. Kjo në një aspekt është dhunti, e në një aspekt drejtësi, kurse në aspektin e tretë edukim. Kështu, vlerësohet njeriu nga ajo që e publikon dhe që e zbaton, sepse ata nuk e dinë ma mirë se All-llahu realitetin e zemrës së tij…

Besimi është emanet i All-llahut në tokë, nuk e bartë askush përveç atyreve që meritojnë ta bartin, kanë mundësi për ta bartë dhe kanë sinqeritet, ata të cilët i japin përparësi para rehatisë dhe komoditetit, para sigurisë dhe shëndetit, para kënaqësive dhe mashtrimeve. Është emanet i mëkëmbjes së tokës dhe udhëheqjes së njerëzve drejt rrugës së All-llahut, drejt realizimit të Fjalës së tij në botën e jetës. Është emanet fisnik dhe emanet i rëndë. Është prej çeshtjeve të All-llahut, të cilat shumëkushi nuk mund ta përballon, andaj kërkon njerëz special, të cilët durojnë në sprova.

– Llojet e sprovave.

a) Besimtari sprovohet nga e kota dhe bartësit e sajë, në kohë kur nuk gjen kush ta ndihmojë, kush ta mbrojë. Në kohë kur as vetveten nuk mund ta ndihmojë ose ta mbrojë. Nuk gjenë forcë për ta përballuar padrejtësinë. Kjo është fotografia e sprovës që gjindet në mendjen e shumë njerëzve kur përmendet. Mirëpo nuk është lloji më i egër i sprovës, ka shumë lloje, bile disa prej tyre janë edhe ma të egra dhe ma të ashpra.

b) Sprova e familjes dhe të dashurve. Frikësohet mos të dëmtohen nga shkaku i tij, sepse nuk posedon forcë që t’i mbrojë, ndoshta edhe i pëshpëritin që të dorëzohet ose të bëjë paqë. E thërasin në emër të dashurisë dhe afërsisë, e thërasin në emër të frikës ndaj All-llahut për farefisin, të cilët i ekspozon para dëmtimit dhe shkatërrimit.

c) Sprova e sundimit të botës nga pronarët e të kotës. Njerëzit i shohin si të suksesshëm në jetë, me poste të larta. Tërë njerëzit i nderojnë dhe u rrahin shuplaka. Anulohen pengesat nga rruga e tyre, përpilohen për ta lavdata dhe jeton jetë të këndshme. Kurse ky, i lënë pas shpinde, i panjohur, askush se heton, askush se mbron. Të paktë janë ata që e dinë vlerën e të vërtetës që e bartë ky njeri, edhe ata janë të ngjajshmë me këtë, nuk kanë në dorë asgjë nga jeta e kësaj bote. Pra, këtu vjen në shprehje sprova e gurbetllëkut dhe të vetmuarit me këtë besim, akide. Kur shikon ky besimtar rreth vehtes, i sheh të gjith ata që janë përreth tij të fundosur në lajthitje, devijim, kurse i vetmuar dhe i persekutuar.

d) Ditëve të sodit shohim edhe një lloj tjetër të sprovës. Sprovë e cila del në shesh kur besimtari sheh shtete të fundosura në amoral, mirëpo edhe përskaj të kësaj gjendje është me shoqëri të lartë, me jetë civilizuese. Në ato shtete njeriu gjen mbrojtje dhe përkujdes siç e meriton vlera e njerzisë. I sheh të pasura dhe të fuqishme edhe pse janë në armiqësi me All-llahun [subhanehu ve teala].

e) Ekziston edhe një sprovë, e cila është edhe ma e madhe se kjo dhe ma e egër. Sprova e nefsit dhe epshit. Sprova e gravitacionit të tokës, e peshës së rëndë të mishit dhe gjakut, e dëshira për kënaqje dhe pushtet, ose për komoditet dhe qetësi. Vështirësia e përqendrimit në rrugën e besimit dhe ngritja në lartësirat e tij përshkak të pengesave dhe ngadalsuesëve që gjinden në thellësirat e njeriut, në atmosferën dhe ambijentin e jetës dhe në botëkuptimet e njerëzve të kësaj kohe. Nëse zgjat koha dhe ngadalsohet ardhja e fitores, kjo sprovë edhe ma tepër egërsohet dhe vështirësohet, kurse nuk përqëndron askush përveç atij që e mbron All-llahu. Këta njerëz janë ata që e kanë realizuar vërtetësinë e imanit në vetvete dhe këtyre njerëzve u jipet në përgjegjësi ky emanet madhështor, emaneti i tokës dhe qiejve, emaneti i All-llahut në ndërgjegjën e njeriut.

Nuk i përket All-llahut që të denojë ose të dëmtojë robërit e Tij me llojlloj sprovash, mirëpo kjo është përgaditje e vërtetë për bartje të emanetit, përgaditje speciale, e cila nuk mund të realizohet përveç se me përballim praktik të vështirësive, me ngritje të vërtetë mbi epshet, me durim të vërtetë ndaj dhimbjeve, me bindje të vërtetë në ndihmën e All-llahut ose në shpërblimin e Tij, edhe pse sprova është e gjatë dhe e rëndë….Nefsin e shkrinë vështirësitë, e pastron nga fëlliqësirat, e rigrupon forcat që gjinden në thellësira të njeriut, kjo shkakton zgjim, përmbledhje të vehtes, pastrim dhe kalitje.

Të njejtën gjë e bënë sprova edhe me xhematet. Asnjë xhemat nuk mbetet, përveç atij që është më i fortë, më i qëndrueshëm dhe me raport më të fuqishëm me All-llahun [subhanehu ve teala] dhe me bindje më të madhe ndaj asaj që ia jep Ai: ose fitore ose shpërblim, shehidllëk. Këta njerëz, jana ata, të cilëve u dorëzohet bajraku në fund, njerëz besnik, sepse janë përgaditur dhe kalitur. E marin përsipër këtë emanet, i cili është shumë i shtrenjtë për ta, pasiqë kanë dhënë për te çmim të shtrenjtë, durim në sprova, kanë përjetuar dhimbje dhe sakrifica. Ai i cili sakrifikon nga gjaku, nervat, rehatia dhe siguria, nga epshet dhe kënaqësitë, duron në dëmtim dhe privim, pa dyshim se e ndien vlerën e emanetit, për të cilin i ka dhënë të gjith këto sakrifica. Ky njeri nuk e dorëzon aq lehtë këtë emanet, pas gjith këtyre sprovave dhe sakrificave. Kurse sa i përket ngadhnjimit të të vërtetës dhe imanit në fund, këtë gjë e ka marur përsipër premtimi i All-llahut, kurse asnjë besimtar nuk dyshon në premtimin e All-llahut. Nëse vonohet, ka urtësi nga kjo vonesë, e në këtë është e mira për imanin dhe pronarët e tij. Askush nuk është ma xheloz për të vërtetën dhe pronarët e sajë sesa All-llahu. U mjafton besimtarëve, të cilët i godasin sprova dhe belaja, që të jenë të zgjedhurit e All-llahut që të jenë besnikët mbi të drejtën e All-llahut. Njerëz për të cilët dëshmon All-llahu se janë të pathyer, andaj edhe i zgjedh që t’i sprovon. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre, pastaj ata që janë më afër tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqë ecë në mesin e njerëzve, duke mos mbetur në te asnjë mëkat”. (Buhariu).

Sprova është ligj, i cili nuk e anashkalon asnjë besimtar për të sprovuar zemrat dhe për të pastruar radhët, sepse ka disa njerëz të cilët e shprehin me gjuhë imanin e tyre gjatë mirëqenjes, duke menduar se është e lehtë, nuk i kushton asgjë, mirëpo nëse dëmtohen nga shkaku i kësaj fjale, gjatë kohës së shëndetit dhe mirëqenjes, e pranon me trishtim dhe prishen te ai vlerat dhe dridhet në zemrën e tij besimi.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ فَإِذَا أُوذِيَ فِي اللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ النَّاسِ كَعَذَابِ اللَّهِ (10)

“ Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim),…”. (El-Ankebut: 10).

Ky njeri mendon se ska asnjëfar denimi ma të madh pas këtij dëmtimi, bile as denimi i All-llahut nuk është për te kaq i madh sa ky dëmtim. I thotë vetvetes: ky është ai denimi i dhembshëm dhe i rëndë, pas kësaj s’ka asgjë, andaj pse të duroj në iman, pasiqë denimi i All-llahut nuk është ma i madh se këto vuajtje të cilat i përjetojë. Ky njeri ska bërë ma shumë se sa e ka përzier dëmtimin, të cilin mundet të ta bëjë njeriu me denimin e All-llahut, vështirësinë e të cilit nuk e di askush. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

لَا يُعَذِّبُ عَذَابَهُ أَحَدٌ(25)وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُ أَحَدٌ(26)

“…askush nuk mund të dënojë sikur Ai. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga”. (El-Fexhr: 25-26).

Në brendësinë e jetës dhe në valën e ndodhive zhvillohet personaliteti musliman dhe formulohet. Ditë pas dite, ndodhi pas ndodhie pjeket dhe zhvillohet ky personalitet dhe i dallohen veçoritë e saja…Xhemati i parë musliman, i cili përbëhej nga këto personalitete, dilte në pah me komponente dhe vlera të veçanta dhe me natyrë të dalluar mes mbarë xhemateve…Ndodhitë disa herë ishin shumë të ashpra ndaj këtij xhemati, saqë arrinin gradën e sprovës, mirëpo ishte sprovë, sikur ajo e arit. Sprovë e cila e ndanë esencën me vlerë nga shtesa pa vlerë, i zbulon realitetet e shpirtërave, e nuk mbetet një përzierje e vlerave të panjohura…Kur’ani zbritke gjat sprovave ose pas përfundimit të tyre duke e përshkruar ndodhinë, duke ndriçuar kthesat dhe lakesat, që të zbulohen qëndrimet, ndjenjat, nijetet dhe ndërgjegjia. Pastaj u drejtohet këtyre zemrave të zbuluara para kësaj drite, të çveshura nga çdo vel ose perde, e prek pikën e ndieshme, duke e edukuar ditë pas dite dhe nodhi pas ndodhie, duke i ndërlidhur këto gjëra sipas metodës të cilën e dëshiron. Kur’ani nuk ka zbritur njëherit me të gjitha urdhërat dhe ndalesat, me ligjet dhe udhëzimet, por All-llahu u ka krijuar përvoja dhe sprova, belaja dhe provime, sepse e ka ditur se kjo krijesë njerëzore nuk formulohet ashtu si duhet, nuk pjekët aq sa duhet dhe nuk përqëndron në metodë përveç se më këtë lloj të edukimit praktik dhe real, i cili mihë në zemër, hulumton në nerva dhe jep e mer nga nefsi gjatë jetës dhe ndodhive. Kurse Kur’ani zbret që tu zbulon këtyre shpirtërave realitetin e asaj që është duke ndodhur dhe aludimet e saja dhe që ti udhëzojë këto zemra të shkriera nga zjari i sprovës dhe të nxehta nga nxehtësia e belasë. Zemra të gatshme për farkëtim dhe për formulim.

Me të vërtetë ajo kohë të cilën e kanë kaluar muslimanët në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë kohë e çuditshme. Kohë e lidhjes së tokës me qiellin me lidhje direkte, të dukshme, e cila shfaqej nëpërjet ndodhive dhe fjalëve. Kjo ndodhte atëherë kur muslimani flinte duke e ditur se Syri i All-llahut e vëzhgon, se Dëgjimi i Tij e dëgjon dhe se çdo fjalë dhe çdo lëvizje, bile çdo mendim dhe qëllim, mundej tu shpalohej njerëzve, duke i zbritur shpallje Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në lidhje me atë gjë. Në këtë kohë, kur secili musliman e ndiente lidhjen direkte mes All-llahut dhe atij dhe kur e godaste ndonjë fatëkeqësi ose përballohej me ndonjë vështirësi, printe hapjen e dyerve të qiellit, nesër ose pasnesër, që të zbrinte nga ajo zgjidhja e problemit të tij, ose fetva për çeshtjen e tij ose ndonjë vendim mbi këtë ndodhi.

Me të vërtetë ishte kohë e çuditshme, kohë të cilën po e meditoi besimtari sot dhe i paramendon ndodhitë dhe qëndrimet, nuk mundet ta perceptojë atë realitet, i cili është ma i madh se çdo fantazmë. Mirëpo All-llahu nuk lejoji që vetëm këto ndenja ta edukojnë dhe tia pjekin personalitetin, por u mundësoi përvoja të realta dhe sprova të cilat jepnin dhe mernin prej tyre. Krejt këtë e bënë për urtësitë të cilat i Di vetëm Ai, pasiqë Ai është më i Dituri ndaj asaj që ka krijuar dhe është Hollësisht i Informuar.

Kjo urtësi meriton që të qendrojmë para saj gjatë kohë duke e perceptuar dhe duke medituar rreth saj dhe ti pranojmë ndodhitë e jetës dhe sprovat e saja nën hijen e këtij perceptimi dhe meditimi. Tekstet Kur’anore nuk i përmendin emrat e personave dhe aktorët e ndodhisë, që të përshkruan shembujt e njerëzisë dhe llojet e natyrës së tyre. Nuk ndalet në detajet e ndodhisë dhe të realitetit të dhënë që të përshkruan vlerat standarde dhe ligjet që do të mbesin, gjëra të cilat nuk përfundojnë me përfundimin e ndodhisë, ose me shkuarjen e personazheve në fjalë, ose me ndryshimin e ambientit, që të mbeten rregull dhe shembull për çdo gjeneratë dhe për çdo kohë.

Ka disa njerëz të cilët ekzistojnë në çdo gjeneratë, njerëz të cilët e peshojnë besimin, akiden, me peshojë të fitimit dhe humbjes duke e menduar si tregti. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَعْبُدُ اللَّهَ عَلَى حَرْفٍ فَإِنْ أَصَابَهُ خَيْرٌ اطْمَأَنَّ بِهِ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ انقَلَبَ عَلَى وَجْهِهِ خَسِرَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةَ ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ(11) يَدْعُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُ وَمَا لَا يَنْفَعُهُ ذَلِكَ هُوَ الضَّلَالُ الْبَعِيدُ(12)يَدْعُوا لَمَنْ ضَرُّهُ أَقْرَبُ مِنْ نَفْعِهِ لَبِئْسَ الْمَوْلَى وَلَبِئْسَ الْعَشِيرُ(13)

“ Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t’i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t’i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).”. (El-Haxhxh: 11-13).

Bekir Halimi,

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply