Lajme nga Maqedonia

Kryqi i Kuq: Rreth 22,2 për qind e popullsisë konsiderohen të varfër

Të dhënat e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, tregojnë se rreth 22,2 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend konsiderohet e varfër. Sipas Kryqit të Kuq, në mbarë botën, dy miliardë njerëz jetojnë në varfëri, 750 milionë në varfëri ekstreme dhe 800 mijë në uri kronike. Në konferencën për të mbajtur me rastin e “Javës së Solidaritetit, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, tha se sa i përket vendit, nuk është e përshtatshme të supozohen shifra, pasi nuk ka pasur regjistrim të popullsisë që nga viti 2001.

Sait Saiti, Kryqi i Kuq

“Varfëria nuk nënkupton vetëm mungesë të ushqimit. Ne gjithashtu mund të flasim për varfërinë kulturore, varfërinë ekonomike dhe varfërinë materiale. Duke pasur parasysh të gjithë këta faktorë, të dhënat tona tregojnë se numri i të varfërve është 22 përqind”.

Bllazhe Josifovski nga organizata joqeveritare “Site Siti” tha se fatkeqësisht ka rritje të numrit të varfërisë në Maqedoninë e Veriut me rreth një për qind, duke shtuar se në vitin 2017, 460.000 njerëz kanë qenë në pragun e varfërisë.

Bllazhe Josifovski, Siti Siti

“Sipas të dhënave që ne përdorim si një organizatë ‘Site Siti’ nga Enti Shtetëror i Statistikave, mund të themi se në vitin 2017, 460.000 mijë në Maqedoni kanë qenë duke luftuar për të siguruar të gjitha vaktet gjatë ditës. Shifrat e mëparshme flasin për 435.000 qytetarë. Pra, rritja është për një për qind”.

“Java e Solidaritetit”, këtë vit shënohet nga 15 deri më 21 prill nën moton “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”. Në kuadër të saj do të organizohet edhe aksioni humanitar “Ushqe 10.000”, përmes të cilit, në pjesën më të madhe të qyteteve të Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët dhe kompanitë humane do të kenë mundësi të dhurojnë ushqime dhe të holla. Teuta Buçi /SHENJA/

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply