Sports

Allegri: Merituam humbjen. U vumë nën presion pas golit të parë – Balkanweb.com

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ashtu si presidenti Agnelli, deklaroi se Ajaxi e meritoi fitoren ndaj ekipit të tij dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ajaxi e meritoi plotësisht kualifikimin në gjysmëfinale”, ka deklaruar Allegri për Sky pas ndeshjes.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, përpos disa gabimeve nga nxitimi kur  rifitonim posedimin e topit. Futbolli është i pamëshirshëm, sepse pëson një gol dhe më pas shtohet frika. Ne u vumë në presion në pjesën e dytë kur duhej të kishim treguar një tjetër karakter loje.”

Zonja e Vjetër humbi 2-1 përpara tifozerisë së saj duke u eliminuae  me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë  Amsterdam.

BalkanWeb

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply