Lajme nga Shqipëria

Edmond Tupja: U përlota për zjarrin te Katedralja e Notre Dame

Përkthyesi Edmond Tupja duke folur në “Dritare për Rudinën” në “News 24” tha se është përlotur për zjarrin në Katedralen e Notre Dame.

“ Po, jam përlotur për zjarrin te Notre Dame. Kjo sepse Notre Dame është një katedrale që është kulturë e njerëzimit. Unë kam qenë student në Francë dhe m’u kujtuan shumë gjëra. Është monument njerëzimi, është kulturë e njerëzimit. Katedralja bashkon njerëzit e të gjitha racave, pa dallim, e atyre që besojnë ose nuk besojnë. Pa edukatë nuk kemi ku të shkojmë. Ajo që bashkon njerëzit është kultura dhe arti. Këtë e thotë Amin Maluf te ‘Çoroditja e botës’”, tha Tupja.

Edmond Tupja theksoi se Katedralja i jep një shenjë pozitiviteti, pasi atje njerëzit luten. Tupja nënvizoi se ku sheh njerëz duke u lutur, sheh pozitivitet, njezërllëk.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply