Lajme nga Maqedonia

Han: Ivanov të mos ndërhyjë në procedurat gjyqësore


Komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Han i kërkoi Gjorgje Ivanovit të qëndrojë larg proceseve gjyqësore. Në atë frymë, ishte përgjigjja e tij në intervistën për gazetën Nezavisen, i pyetur për kërkesat e amnistisë për 27 prillin.

Ashtu si në rastet e mëparshme të ngjashme, unë vetëm mund t’i apeloj Presidentit në largim që të qëndrojë larg dhe të mos ndërhyjë në procedurat gjyqësore – tha Johanes Han, Eurokomisar i BE-së për zgjerim.

Kabineti i Ivanovit ka heshtur për më shumë se një javë për kërkesat për amnisti. Pavarësisht përpjekjeve tona për të vënë kontakt me zëdhënësit e presidentit, puna e të cilëve është komunikojnë me gazetarët, nuk patëm rezultat. Për më shumë se një javë, redaksia jonë pret përgjigje për pyetjet si vijojnë:

Kush nga të dënuarit për “27 prillin” ka dorëzuar kërkesë për falje?

A do të veprojë presidenti mbi kërkesat e tyre dhe nëse kërkesat e të dënuarve tashmë janë duke u shqyrtuar?

A ka të drejtë Presidenti t’i falë?

Avokati Dragan Peshevski, i cili ishte i avokat i mbrojtjes i të pandehurit Gorançe Angelov-Qoseto, i cili u dënua me 12 vjet burg, thotë se të gjithë ata që nuk ishin të përfshirë në amnistinë e votuar në Kuvend, shpresojnë të falen nga Ivanovi.

Unë mund të konfirmoj për klientin tim se ai ka parashtruar një kërkesë, nuk e di nëse personalisht ose përmes familjes së tij, por jo zyrtarisht mund të konfirmoj që të gjithë të pandehurit në rastin e 27 prillit kanë paraqitur kërkesa për falje. Unë jam në përgjithësi kundër amnistive dhe kundër faljeve, por pasi e patëm tashmë ligjin e amnistisë, mendoj se kjo do të jetë një korrigjim i padrejtësisë së bërë me atë ligj – tha Dragan Peshevski, avokat.

Me vendimin e shkallës së parë për dhunën në kuvend, 16 të pandehur u dënuan me një total prej 211 vjet burg. Midis atyre që nuk ishin përfshirë nga amnistia ishin Mitko Çavkov, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Abdulfeta Alimi.

Alsat


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply