Lajme nga Bota

Limaj bënë shqiponjën me pjesëtarët e Atlantikut

Pas takimit që ka pasur sonte në Prizren me ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është kujdesur që të ketë edhe një kujtim të veçantë.

Pasi i nderoi me mirënjohje luftëtarët që kishin ardhur nga SHBA-ja për të luftuar 20 vite më parë për lirinë e Kosovës, Limaj dhe ish-ushtarët e Atlantikut bënë një foto me shqiponje.

Luftëtarët e Atlantikut e kanë përshkruar rrugën që kishin marrë 20 viteve për të ardhur për të luftuar në Kosovë, të cilët ishin angazhuar në aksionin e UÇK-së “Shigjeta”. /kp/Telegrafi/

Source link