Lajme nga Maqedonia

Pendarovski në Gostivar, Siljanovska në Aerodrom dhe Gazi Babë


Kandidatët për president të shtetit edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubimet me qytetarët.

Në ditën e 16-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Aerodrom dhe Gazi Babë. Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Gostivar. Pendarovski paraprakisht do të takohet me qytetarët e Vrapçishtit, Mavrovës, Rostueshës, Dibrës dhe Kërçovës.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply