Lajme nga Kosova

S’duhet të ketë negociata me Serbinë pa u dënuar për krimet (VIDEO)

23:41, 16 Prill 2019

Vasfije Krasniqi që është e mbijetuar e dhunës seksuale të ushtruar nga dy policë serbë po synon që t’i tregojë botës për krimet e kryera nga serbët në Kosovë.

Por, sot ajo tha se negociatat me Serbinë nuk duhet të zhvillohen derisa kjo e fundit të marrë dënimin për krimet e kryera në Kosovë.

Këtë qëndrim Krasniqi e shprehu në promovimin e shoqatës “Drejtësi për të Gjithë”, e cila është themeluar me iniciativën e saj.

Kronikë e zgjeruar nga Vullnet Krasniqi.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply