Lajme nga Maqedonia

Vjedhja në Bankën “NLB”, ende nuk është zbuluar identiteti i grabitësve


Grabitësit kanë arritur të marrin 150 mijë euro një ditë më parë nga filiali i Bankës NLB që ndodhet përball komunës së Çairit. Në komunikatë për mediat, nga Banka thonë se të punësuarit dhe klientët e sulmuar janë në gjendje të mirë, ndërsa Banka bashkëpunon me organet kompetente për zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të rastit.

Dy të punësuarit në Ekspoziturë të cilët ishin lehtë të lënduar janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Po ashtu, i punësuari i sigurimit , i cili ishte i lënduar gjatë grabitjes, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është mirë dhe i lëshuar në mjekim shtëpiak. Filiali në Çair nuk punon për momentin ndërsa do të vazhdojë tu shërbejë klientëve prej më 17.04.2019. Me hetimin është konstatuar se gjatë grabitjes janë marrë 150 mijë euro – njoftojnë nga Banka NLB.

Nga ana tjetër, MPB sot nuk ka dhënë asnjë detal të ri lidhur me gjetjen e autorëve ose zbardhjen e rastit. Ndërsa nga Prokuroria Themelore, njoftojnë se i kanë dhënë udhëzimet e duhura në MPB.

Lidhur me ngjarjen për të cilën tregoni interes, Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup mbrëmë ka dhënë urdhëresa për hetimin e gjurmëve materiale të gjetura në vendin e ngjarjes, si dhe për sigurimin xhirimeve nga video mbikëqyrësit. Me udhëzim të Prokurorit Publik, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa për konstatimin e identitetit të kryerësve – njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Vetëm disa minuta pasi është kryer grabitja, rreth dy kilometra larg bankës, është gjetur i djegur edhe automjeti me të cilin dyshohet se katër grabitësit e armatosur kanë bërë grabitjen. Gjatë ditës së djeshme, grabitjet nuk kanë përfunduar këtu, pasi para janë vjedhur edhe nga një furrë buke në Tetovë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur edhe një Kazino në Dibër.

Mefail Ismaili


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply