Lajme nga Bota

Aeroplani më i vogël biznesi në botë shihet për herë të parë në qiell, bëhen të ditura detajet dhe çmimi i tij (Video)

Ky është momenti kur ai që po llogaritet si aeroplani më i vogël biznesi në botë u ngjit në qiell, për herë të parë në histori.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë piloti Wieslaw Cena ai i cili i dha aeroplanit të vogël, me vlerë rreth 2 milionë euro, fluturimin e parë në aeroportin Zielona Gora pranë qytetit Babimost në Poloni.

Siç bëhet e ditur, Flaris LAR 1 me pesë vende lëviz përmes fuqisë së një motori të vetëm Williams FJ33-5A dhe peshon vetëm 700 kg.

Raportet thonë se piloti zhvilloi 26 teste fillestare për të kontrolluar edhe stabilitetin e aeroplanit.

Ndërkohë janë publikuar pamjet në të cilat thuhet se tregohet fluturimi i tij në qiell, përpara një aterrimi në pistë.

Z. Cena është parë pastaj duke u larguar nga aeroplani dhe duke qeshur së bashku me një burrë tjetër.

Rafal Landinski, themeluesi i kompanisë Metal Master që dizajnoi aeroplanin, tha: ‘Aeroplani performoi shumë mirë në kushte të vështira’.

Po sipas raporteve, aeroplani ka nevojë vetëm për 100 metra pistë dhe është në gjendje të arrijë një lartësi prej 1,800 metra në një minutë.

Kompania beson se Agjencia e Sigurisë së Aviacionit në Bashkimin Evropian (EASA) do t’i japë “dritën e gjelbër” Flaris LAR 1 deri në fund të vitit 2020.

Ndërkohë bëhet e ditur se rokeri britanik Bruce Dickinson thuhet se është shprehur i interesuar në blerjen e një prej aeroplanëve të tillë.

Prodhuesit besojnë se ai do të jetë aeroplani më i lirë i pasagjerëve në treg dhe kanë planifikuar të prodhojnë disa modele vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply