Sports

As mbreti i Champions nuk mjafton, pas 8 vitesh CR7 mungon në 1/2 – Balkanweb.com

As mbreti i Champions League nuk i mjafton Juventusit për të rikthyer më në fund në Torino këtë trofe që i mungon që nga viti 1996. Juventus ndalet për herë të dytë radhazi në fazën çerekfinale, pavarësisht se në dispozicion këtë herë kishin një fenomen si Ronaldo, në fakt portugezi e bëri pjesën e tij, nga sfida e kthimit kundër Atletico e deri dje në mbrëmje, bëri atë që di më mirë, të shënojë:

Cristiano Ronaldo Juventus 2018 19 11qn9ucgxfhfc14k4f04u70xx6

126 gola ka shënuar deri më tani Ronaldo në Champions, askush nuk ka bërë më mirë se ai. 25 gola në 22 ndeshje që ka luajtur në çerekfinale, sërish askush nuk ka bërë më mirë se ai por për Ronaldon kjo ishte një mbrëmje shumë negative. Për herë të parë pas 8 sezoneve radhazi, CR7 nuk arrin të luaj në gjysmëfinale, ky fakt e ka trishtuar shumë portugezin i cili ende nuk ka thënë asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë status.

Gettyimages 1137661474
Gettyimages 1137661474

Juventus investoi 100 milion euro për të transferuar njeriun i cili ka bërë historinë në Champions, por Ronaldo i vetëm nuk mjaftoi, tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm ta provojnë sërish vitin e ardhshëm, leksionin e radhës e morën nga Ajax.
(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply