Lajme nga Shqipëria

“Bulevardi i Ri”, ish-deputetët: Rama po dhunon qytetarët

TIRANË

Policia e Shtetit ka zbritur këtë të mërkurë në terren për të larguar me forcë banorët e “Bregut të Lumit” në Tiranë, pasi aty do të prishen 38 shtëpi për rehabilitimin e “Bulevardit të Ri”.

Deputetë të opozitës kanë shkuar në zonë për të mbështetur banorët, ndërsa si “arkitekt” dhe porositës të dhunës etiketojnë kryeministrin, Edi Rama. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se banditët me uniformë po dhunojnë barbarisht qytetarët.

“Kam qenë këtu  diku nga ora shtatë. Banorët na informuan për dhunën makabre. Shefi i komisariatit Agim Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.  Rast i paprecedent, policia luan rolin e mercenarëve. Policia godet zonja dhe fëmijë. Qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje, por duhet t’i sulmojnë. Të dënohen këto banditë  të veshur me uniformë siç është Agim Hoxha”-tha ai.

Nga ana tjetër edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari akuzoi shefin e qeverisë, i cili sipas tij, vijon të dhunojë qytetarët dhe trafikantët e grabitësit i lë të lirë.

“Situata është totalisht e degraduar. Edi Rama ka urdhëruar policët të dhunojnë banorët. Nuk e kuptoj pse ushtrohet dhunë. Sot lihen të lirë trafikantët dhe banditët dhe arrestohen qytetarë. Këto po i dhunojnë  si të jenë terroristë”, tha Braimllari.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply