Lajme nga Shqipëria

Durrës/ Qëlluan me armë, 2 në pranga, procedohet i mituri

DURRËS

Dy të rinj janë vënë në pranga të Policisë së Durrësit dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi qëlluan me armë zjarri në ajër. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, ndërsa i proceduari A.K.,17 vjeç. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale  efektivët e qytetit bregdetar sekuestruan edhe një armë zjarri e llojit automatik.

“Qëllonin me armë zjarri në ajër, arrestohen në flagrancë nga Policia.Sekuestrohet një armë zjarri automatik. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, arrestuan në flagrancë shtetasit: L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për shtetasin e mitur A.K.,17 vjeç , banues në lagjen Nr.15, Durrës.

9a3c3f96 5e94 4416 84ab 6e6cbedcea6f
9a3c3f96 5e94 4416 84ab 6e6cbedcea6f

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët  se këta shtetas në “Portoromano”,  ishin duke qelluar me armë zjarri në ajër.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply