Lajme nga Kosova

E akuzojnë për vjedhje, myftiu Tërnava paralajmëron padi për shpifje

18:00, 16 Prill 2019

Teologu kosovar, Emin Behrami, ka ngritur padi ndaj Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Në kallëximin e ngritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Behrami ka akuzuar myftiun Tërnava që ka vjedhur 300 mijë marka gjermane në kohën kur ishte drejtor në Medresenë Alauddin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Myftiut i cili ka thënë se këto janë shpifje.

“Unë Myftiu i Kosovës sot në disa portale lexova shpifjen e radhës dhe tejet të ulët që mund ta bëj vetëm Emin Behrami. Unë botërisht deklaroj se asnjëherë nuk kam tërhequr nga bankat para në emër të Medresesë si drejtor i saj, dhe as tash si Myfti i vendit ngase kjo është punë e arkatarëve” ka thënë Tërnava.

Ai ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet akuzave të Behramit me një kundërakuzë dhe do të kërkoj nga Prokuroria të merret me të.

“Unë nesër do ti bëj një kundërakuzë për shpifje Emin Behramit dhe do të kërkoj nga Prokuroria që të merret me këtë person i cili vazhdimisht vetëm shpif”, ka theksuar myftiu Tërnava përcjellë Klan Kosova.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply