Lajme nga Shqipëria

Et’hem Ruka, shkencëtari nga Tepelena, nder i “Laberisë”

TEPELENE

Shoqata “Labëria” vlerëson vazhdimisht figurat patriotike e intelektuale, që kanë origjinën nga fshatrat dhe qytetet e saj.

Me titullin ‘Nderi i Labërisë’ është vlerësuar këtë të mërkurë profesor Et’hem Ruka, rektor i Universitetit’ Luarasi’ në një ceremoni ku ishin të ftuar intelektuale, personalitete të fushave të ndryshme, ish-presidenti Moisiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit Dede Edmond Brahimaj etj. I ftuar ishte dhe zoti Irfan Hysenbelliu, presidenti i grupit Hysenbelliu, pjesë e të cilit është edhe universiteti Luarasi.

Et’hem Ruka një nga personalitetet më të shquar nga Tepelena,  shkencëtar, ish-ministër dhe një nga biologët më të shquar të vendit tonë. Është botues shkencor i mbi 140 librave, ndërsa sot drejton një nga universitetet private më të suksesshëm në vend. Vleresimin ia dorëzoi miku i tij nga Labëria Namik Dokle.

“Dhuntinë që i ka dhënë natyra ai i ka shfrytëzuar në të mirë të popullit, në të mirë të Shqipërisë dhe të Labërisë, natyrisht. Është një njeri i cili kurrë nuk ka ndaluar së punuari dhe në 27 vjet që e njoh Et’hemin sa herë i thosha : Ça bën? – Shkruaj më thotë. Dhe në ato libra kanë mësuar breza të tërë, një pjesë prej tyre janë bërë edhe shkencëtarë, duke ndjekur rrugën e profesorit të tyre. Dhe kryevepra e Et’hemit është “Biologjia” – u shpreh Dokle.

“Ndihem shumë krenar që kjo krahinë më ka dhënë gjithçka për një kontribut modest që kam dhënë në shërbim të Kombit. Është një gjë e jashtëzakontë. Është një jetë e shpenzuar në shërbim të Kombit në shërbim të brezave” u shpreh Ruka.

Bashkë me z.Ruka, me të njëjtin çmim u nderuan gjithashtu edhe kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peci si edhe këngëtari Ylli Baka. Pjesëmarrësit shijuan edhe një koncert me këngë nga grupet labe të Tepelenës, dhe recitime nga aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply