Lajme nga Bota

Fondi për rindërtimin e katedrales Notre Dame arrin në 1 miliard euro, bëhen të ditur disa nga donatorët

Fondi për të rindërtuar Katedralen e Notre Dame ka arritur një miliardë euro vetëm dy ditë pas zjarrit.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, organizatorët e një apeli për restaurim thanë se figura e pabesueshme po rritet gjatë gjithë kohës.

Stephane Bern, personaliteti i televizorit, i cili ndihmoi në paraqitjen e apelit, ka thënë se: “Caku prej një miliard dollarë është arritur për një ditë”.

Kompanitë shumëkombëshe franceze janë ndër ata që kanë premtuar para për të rindërtuar katedralen mesjetare.

Ndër tjerët, L’Oreal premtoi 200 milionë euro (172.7 milionë dollarë) dje, ndërsa grupi i mallrave luksoze LVMH i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë, është zotuar për të njëjtën shifër.

Gjithashtu, multimliarderi Francois-Henri Pinault dhe kompania e naftës Total gjithashtu kanë premtuar nga 100 milionë euro.

Kjo sasi e madh e parave, shkruajnë mediat, ka më shumë gjasa që të ndihmojë në atë që presidenti Emmanuel Macron tha se katedralja do të rivendoset në lavdinë e saj të mëparshme “brenda pesë vjetësh”.

Nëse qëllimi arrihet, do të shihte vendin e çmuar dhe të rëndësishëm të restauruar në kohë për të organizuar Olimpiadën e vitit 2024 për në Paris.

“Ne do ta rindërtojmë Notre Dame edhe më bukur dhe unë dua që ajo të përfundojë në pesë vjet, ne mund ta bëjmë atë”, ka thënë z. Macron në një fjalim televiziv.

Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.

Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1163, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Ajo ishte e lartë 128 metra dhe e gjerë 48 metra. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply