Lajme nga Kosova

Me Vuçiqin është vështirë të negociohet dhe të bëhet dialog

7:49, 17 Prill 2019

“Vuçiq ka ndryshuar kryesisht për shkak se ai ka kaluar kohë të vështira për shkak të gabimeve të tij. Regjimi që ai i përkiste dikur ishte i keq, një regjim që bëri shumë dëm jo vetëm për Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë, por edhe vetë Serbisë”.

Kështu ka thënë në intervistën për gazetën britanike Independent, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi derisa ka komentuar për takimet e tij që ka pasur deri më tash me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimeve në Bruksel, njofton Klan Kosova.

“Vuçiq është një person shumë i vështirë për të negociuar, për të bërë dialog. Por unë nuk e kam zgjedhur atë si homologun tim, ai nuk më ka zgjedhur mua si homologun e tij, është realiteti i këtyre dy shteteve sovrane”, ka thënë Thaçi.

Duke folur për Specialen e themeluar në Hagë më 2017, e cila po heton akuzat për krime lufte, presidenti Thaçi thotë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

“Si gjithmonë, nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi dhe unë jam i bindur se do ta kapërcejmë me dinjitet dhe integritet. Unë personalisht jam shumë krenar që isha një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjithmonë do të ketë zëra që përpiqen të denigrojnë Kosovën ose të akuzojnë Kosovën, të njollosin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë se unë kam ndonjë hezitim në atë që është rruga jonë përpara dhe si duhet të vazhdojmë përpara. Unë besoj në drejtësi. Ajo që nuk duhet të lejojmë të ndodhë është që historia të rishkruhet” ka thënë ai.

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply