Lajme nga Bota

NASA dërgoi minj në hapësirë – publikohen pamjet dhe rezultatet interesante (Video)

Një studim i NASA-s mbi minjtë në mjediset e mikrogravitetit ka rezultuar me disa rezultate interesante.

Ndërsa NASA arrin të dërgojë njerëz në misionet më të gjata në mjedise me gravitet të ulët si Hëna dhe Marsi, shkencëtarët kanë filluar të studiojnë sjelljen e kafshëve në mikrogravitet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kështu, siç thuhet tutje, javën e kaluar, shkencëtarët publikuan studimin e parë të detajuar mbi minj në këto mjedise.

Minjtë ishin vendosur në modulet e NASA dhe sjelljen e tyre ishin filmuar gjatë rrjedhës së pothuajse një duzinë studimeve.

Dhe gjetjet ishin se brejtësit kryen “të gjitha sjelljet tipike të miut”, madje edhe në një mjedis “pa peshë”.

Gjatë 37 ditëve në mikrogravitet, një kohë të gjatë në ciklin jetësor të minjve, minjtë vazhduan të hanë normalisht dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, një ndryshim që u vëzhgua, ishte diçka që shkencëtarët e quajtën “ndjekja e garës”.

“Një sjellje unike u pa në disa minj, duke filluar rreth një javë pas lansimit”, thuhet në publikimin e NASA-s.

“… minjtë më të rinj në hapësirë ishin më aktivë fizikisht sesa homologët e tyre në terren”.

Studimi zbuloi gjithashtu se minjtë filluan “vraponin rreth kafazit”, gjë e cila së shpejti evoluoi “në një aktivitet grupi”.

April Ronca, autori kryesor i raportit dhe një studiues në Ames Research Center të NASA, tha se studimi është ndriçues dhe ka implikime për udhëtimin njerëzor në hapësirë. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply