Teknologji

Netflix kalon 148 milionë abonentë

Raporti i parë i Netflix i fitimit për 2019-ën zbulon një të dhënë interesante. Kompania kaloi 125 milion abonentë vitin e kaluar në po të njëjtën periudhë ndërsa sot kompania ka 148 milionë abonentë në mbarë botën.

Vetëm në tre muajt e fundit janë shtuar 9.6 milionë abonentë, më shumë sesa 8.9 milionë që ishin paralajmëruar.

Megjithatë Netflix pret që rritja e numrit të abonentëve të ngadalësohet në periudhën Prill-Qershor. Kompania ka vendosur gjithashtu të rrisë çmimet në SHBA, Brazil, Meksikë dhe disa pjesë të Evropës për të financuar prodhimin e përmbajtjes.

Netflix ka prodhuar një numër filmash dhe serish të famshme si The Crown apo filma të nominuar për Oskar si Roma.

Së fundi Disney dhe Apple lajmëruan se do të lançonin shërbimet e tyre streaming së shpejti. Në tre mujorin e dytë kompania pret 5.4 milionë abonentë të rinj.

Netflix tha se për tre muajt e parë të vitit fitimi u rrit në 344 milionë dollarë me shitje 22% më të larta prej 4.5 miliardë dollarë.

Të ardhurat totale pritet të rriten në 4.9 miliardë dollarë në tre mujorin e dytë ndërsa fitimi të bjerë në 249 milionë dollarë.

Në gjysmën e dytë të vitit Netflix pret shitje të forta të përmbajtjeve globale. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply