Lajme nga Kosova

Prokuroria kërkon paraburgim për babain që plagosi djalin e tij në Ferizaj

10:36, 17 Prill 2019

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së  paraburgimit kundër të pandehurit R.M., nga fshati Jezerc.

R.M. dyshohet se të martën, pas një mosmarrëveshje mes tyre, me dashje, ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin- djalin e tij RR.M.,  duke shtënë me armë njëherë në ajër e pastaj në drejtim të tij duke e goditur në këmbën e majtë, njofton Klan Kosova.

Siç shkruan në kumtesë R.M i ka shkaktuar djalit të tij,  lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale ”Vrasje e rëndë në tentativë”  si dhe veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Klan Kosova.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply