Lajme nga Maqedonia

Seanca gjyqësore për manipulime zgjedhore dhe mashtrime me tenderë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Toplik”, “Titanik” dhe “Treqind”.

Në lëndën “Toplik” i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pesë persona të tjerë.

Sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për tenderë, të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Gjykim sot duhet të mbahet edhe për lëndën “Titanik 3” në të cilin i akuzuar është Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI. Ato akuzohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale në viti 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor.

Ndërsa në lëndën “Treqind” akuzohet ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Poposki, për keqpërdorim të detyrës zyrtare për blerjen e 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Poposki nuk i ka respektuar dispozitat ligjore për furnizime publike dhe e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply