Lajme nga Kosova

Thaçi përkujton masakrën e Poklekut dhe atë të Çikatovës së Vjetër

9:33, 17 Prill 2019

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar sot dy masakra që kanë ndodhur dy dekada më parë mbi shqiptarët.

“Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër”.

“Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply