Lajme nga Kosova

Thaçi: S’ka asnjë axhendë të fshehtë pas takimit në Berlin

KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se takimi në Berlin do të jetë vijimi i interesimit të Gjermanisë dhe Francës për rajonin dhe për Kosovën.

Me një reagim në “Facebook”, presidenti shkruan se nuk do të këtë asnjë plan që në takimin e Berlinit të propozohet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai sulmoi hapur edhe zërat kritikë, të cilët kanë aluduar për një marrëveshje të fshehtë të Thaçit gjatë qëndrimit të tij në Berlin.

“Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi. Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Gjithashtu presidenti thotë se do të ishte dëshpërues fakti se nëse Gjermani dhe Franca nuk do të harmonizonin kësaj here qëndrimet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Për Kosovën do të ishte tepër dëshpëruese në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Prandaj, të flasësh për perspektiven evropiane të Kosovës, qoftë edhe vetëm në mënyrë retorike, është më tepër se hipokrizi”-përfundon ai.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply