Sports

VIDEO/ Harron se është drejtor, Overmars feston si i çmendur – Balkanweb.com

Një fitore në fushën e Juventusit, që për më tepër të kualifikon për në gjysmëfinalet e Champions, nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Jo më kot, Marc Overmars, ish-futbollisti i Ajax, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të klubit holandez ka “harruar” postin e rëndësishëm që mban dhe është kthyer edhe një herë në kohën kur festonte si lojtar.

Kështu, ish-mesfushori i veshur me këmishë e kollare ka bërë një rrëshkitje në fushë përpara sektorit ku ndodheshin tifozët e Ajax. Ai shoqërohej nga Van der Sar, drejtori i përgjithshëm i skuadrës, që gjithashtu ka festuar fitoren e madhe në transfertën e Torinos.
(balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply