Lajme nga Shqipëria

Anija shqiptare shpëton 50 emigrantë (video)

Anija “Butrinti”, e Forcës shqiptare Detare, me mision në Detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrante (40 burra dhe 10 gra), e cila ishte nisur nga Çeshme drejt ishullit të Chiosit.

Menjeherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantet janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimin drejt portit të Çeshmes./tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply