Lajme nga Kosova

Telashe me konkurset në Këshillin Prokurorial të Kosovës (VIDEO)

20:22, 25 Prill 2019

Kanë mbetur edhe dy muaj që Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, të pensionohet.

Por, se kush do të jetë pasardhës i tij ende nuk dihet.

Kjo, pasi hapja e konkursit për këtë pozitë u shty të enjten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, me arsyen se rregullorja do të ndryshohet, njofton Klan Kosova.

Sipas kryesuesit të Këshillit Prokurorial, rregullorja e re do të bëhet në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Veç Themelores, në këtë mbledhi shefi nuk iu gjet as Prokurorisë Speciale.

Edhe në këtë rast telash doli rregullorja. Kjo e fundit sipas Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi nuk duhet të ndryshoj tani, pasi që kandidimet janë bërë në bazë të rregullores së vjetër.

Kronikë nga Hail Berisha.

 

 

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply