Feja

ÇFARË ËSHTË MË E MIRA QË DUHET NJERIU TË MËSOJË?!

Të mësojë, të dëgjojë çdo mendim, ta respektojë atë dhe nuk është kusht që t’i bindet atij mendimi.

Të mësojë, të qajë, sepse të qarët është qetësim për shpirtin, me kusht që lotët e tij t’i fshijë para se t”ia shohin të tjerët.

Të mësojë, që mos ta teprojë në pikëllimin dhe gëzimin e tij, sepse jeta nuk plotësohet vetëm se me një moment.

Të mësojë, që mos të përzihet në gjëra që nuk i interesojnë, qoftë ajo edhe me shenjë.

Të mësojë, se shoqëria është flijim, e pastaj flijim, e pastaj flijim, mirëpo nga të dyja palët anasjelltas.

Të mësojë, se kur mungon logjika rritet zëri.

Të mësojë, të pikëllohet tepër kur e përshëndet një shok që largohet, sepse pas përshëndetjes nuk ka takim tjetër.

Të mësojë, që mos të jetë përfundimi i një shoqërie me ndonjë shok fillimi i urrejtjes së tij, nëse me të përfundon dashuria, duhet të mbetet respekti dhe nderi.

Të mësojë, të jetë ylli që e kalon jetën e tij për hir të përhapjes së dritës për të gjithë, pa pritur nga asnjëri ngritjen e kokës që t’i thotë: Ju faleminderit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply