Lajme nga Diaspora

Komuniteti shqiptar iu fton në Festivalin e Popujve në Itali

E Mërkurë, 15 Maj 2019 – 19:00
albinfo.ch

Centro Migranti Brescia (Foto)

Komuniteti shqiptar në Itali do të marrë pjesë në “Festa dei Popoli” (Festivali i popujve) që do të mbahet gjatë datave 18-19 maj 2019 në Bresica të Italisë, shkruan albinfo.ch.

Tashmë, në faqen e Qendrës së Migrantëve të Bresicës janë publikuar disa ftesa speciale në formë të videove, ku pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme në Itali ju ftojnë në këtë festival.

Në kuadër të kësaj, është publikuar edhe një video e dy vajzave arbëreshe.

“Shqiptarë që më dëgjoni kudo që ndodheni, doja t’ ju ftoja të gjithëve më 19 maj në Brescia, në Festën e Popujve, ku do të jemi prezentë edhe ne, që të prezentojmë vendin tonë, traditat tona, kërcimet tona me këto kostume, ju ftoj të gjithëve, të jeni sa më shumë pjesëmarrës, për t’iu treguar të gjithëve që ne jemi një vend e një popull me shumë kulturë dhe me shumë tradita”, thotë Adelina, e cila jeton tash e sa kohë në këtë qytet, përcjell albinfo.ch.

Video: https://www.facebook.com/CentroMigrantiBS/videos/838435856534511/

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply