Lajme nga Maqedonia

Qeveritarët këmbëngulin që prindërit t’i vaksionojnë fëmijët (Video)

Pas shpalljes së vendimit nga Qeveria, se nuk do të mund të regjistrohen në shkollë fëmijë që nuk janë të vaksinuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës i bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Ministri sqaroi se sikurse ekzistojnë dënime për ata prindër që nuk i vaksinojnë fëmijët, po ashtu janë të paraparë në ligj edhe dënime nëse nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë, kjo për shkak se në Ligjin për Arsim Fillor theksohet se shkolla fillore është e domosdoshme.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Unë bëjë thirrje dhe shfrytëzoj këtë mundësi drejtuar tek të gjithë prindërit, që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe sigurisht të mbajmë llogari të gjithë dhe të kontribojnë të gjithë, për ruajtjen e shëndetit publik të të gjithë komunitetit dhe shoqërisë…Gjatë seancës së djeshme të Qeverisë, kemi ndarë kohë më të gjatë duke trajtuar dhe shtjelluar çështjen e vaksinimit të fëmijëve, viz-a-vi regjistrimit të tyre në shkolla fillore”

Ministri Ademi tha se nëse është e nevojshme do të organizojnë vaksinim në terren ose do të vendosin pika vaksinimi nëpër shkolla. Një ditë më parë, Qeveria vendosi që filloristët që nuk janë të vaksinuar të mos regjistrohen, mirëpo të njejtëve t’u pranohet fletparaqitja për aplikim dhe në ndërkoh të vaksinohen, kurse  për këtë do të kenë afat kohor deri në shtator.

Numri i përgjithshëm i perosnave të vaksinuar  deri në moshën 14 vjeçare që nga fillimi i epidemisë është 24 023. Vetëm në Shkup janë vaksinuar 13.684 nga gjithsej 16,361 fëmijët e pavaksinuar. Në vendet e tjera, vaksinën MRP e kanë pranuar 10,339 fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë kujton se shtëpitë  e shëndetit nuk guxojnë të japin vërtetime nëse fëmija nuk e ka pranuar vaksinën e detyrueshme. Vërtetimet të cilat jepen për regjistrimin në shkolla fillore mund të merren nga shtëpitë e shëndetit  ku ka pika vaksinimi dhe të njëjtat janë pa pagesë. Emine Ismaili /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply