Lajme nga Kosova

Ndërpritet procesi zgjedhor në tërë degën e LDK-së në Mitrovicë për shkak të përleshjeve

19:56, 19 Maj 2019

Procesi zgjedhor në tërë degën e LDK-së në Mitrovicë i paraparë të mbahej sot është ndërprerë për shkak të përleshjeve që ndodhën mes zyrtarëve gjatë punimeve në kuvend.

Këtë vendim e ka marrë kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, pas konsultimeve me drejtuesit në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Kuvendet janë ndërprerë për shkak të drejtimit dhe menaxhimit skandaloz nga ana drejtuesve të kuvendeve të procesit, pasi që ata nuk ndërmorën asnjë hap për pamundësimin e përpjekjeve që të ndikohet në procesin zgjedhor, duke lejuar që pjesë e këtij procesi të bëhen edhe personat që nuk ishin anëtarë të këtyre nëndegëve dhe të atyre që nuk ishin fare anëtarë të LDK-së, por të partive tjera politike në Mitrovicë”, thuhet në deklaratën.

Po ashtu, LDK thotë se drejtuesit e këtyre dy kuvendeve nuk u angazhuan fare për të qetësuar sjelljet agresive e të dhunshme të disa personave, sidomos në nëndegën “Qendra”.

Kamberi e mori këtë vendim me qëllim të qetësimit të situatës dhe tejkalimit të problemeve aty ku ka dhe të konsolidimit të procesit zgjedhor.

Procesi zgjedhor do të vazhdojë pasi që për këtë të merr vendim Kryesia Qendrore dhe ajo e LDK-së në Mitrovicë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply