Lajme nga Maqedonia

Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u konkludua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Dy qeveritë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, konkluduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, , hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Është konstatuar shkallë e lartë e sinkronizimit rreth çështjeve të aktiviteteve të deritanishme dhe të ardhshme të politikës së jashtme, duke e marrë parasysh kompletimin e politikës së jashtme dhe përcaktimin e sigurt të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Malit të Zi për anëtarësim në BE dhe në NATO. Në atë kuptim është shprehur kënaqësia nga bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe vizioni në pikëpamje të perspektivave evropiane dhe euroatlantike të të dy vendeve.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply