Feja

Me rritjen e sadakës rritet edhe nafaka

Ai që jep sadakë do të jetë nën hijen e sadakës së tij në Ditën e Gjykimit. Ukbe b. Amir (r.a.), transmeton se e ka dëgjuar kur Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Çdo person do të jetë në hijen e sadakës së tij (në Ditën e Gjykimit) derisa të bëhet gjykimi mes krijesave.”

Si të rritet bamirësia ndaj prindërve, ashtu rritet edhe ndihma e Allahut për sukses në jetë.

Tregim: Një avokat ishte ulur në një restorant dhe po hante drekë. Sapo kamerieri ia solli pjatën me ushqime të shijshme, ai i vuri re nga dritarja e restorantit dy fëmijë të vegjël të varfër (një djalë dhe një vajzë) duke shikuar në pjatën e tij të mbushur plotë me ushqime. Ai i thirri ata që të hyjnë në restorant, pas së cilës ata hynë dhe u ulën pranë tij. Ai ju ofroi atyre të zgjedhin se çka donë të hanë. Djali me turp tregoi me gisht në pjatën e tij. Ai e urdhëroi kamarierin që t’i sillte edhe dy pjata me ushqim të njëjtë. Me kënaqësi i shikonte duke e ngrënë ushqimin e përgatitur me shije. Pasi mbaruan së ngrëni, djali dhe vajza u ngritën, i lanë duart dhe u larguan nga restoranti. Avokati gjithashtu e përfundoi ngrënien dhe u ngrit për ta marrë faturës që të paguante për të tri pjatat. Mirëpo, ai mbeti i befasuar kur pa letrën e llogarisë të zbrazur, në të cilën me dorëshkrim të pronarit të restorantit ishte e shkruar vetëm kjo fjali:

“Ne nuk posedojmë pajisje me të cilën mund ta llogarisim vlerën njerëzisë (humanizmit).”

Si të rritet sadaka, ashtu rritet edhe nafaka. Si të rritet përulësia në namaz, ashtu rritet edhe kënaqësia dhe lumturia. Si të rritet bamirësia ndaj prindërve, ashtu rritet edhe ndihma e Allahut për sukses në jetë. Kush i frikësohet (me të vërtetë) Allahut – (ky është kushti) do t’i gjejë mënyrë për të dalë nga çdo situatë – (ky është premtimi) – dhe do ta furnizojë prej nga nuk shpreson! – (ky është shpërblimi).

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të na bëjë të devotshëm! Amin!

Dr. Zuhdija Adilović; Akos.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply