Lajme nga Maqedonia

Ohri dhe Struga pa inovacione në gastronomit e tyre për turistët


Pa ndryshime në shërbimin gastronomik dhe me përfshirjen e produkteve lokale në përgatitjen e ushqimit nëpër objektet hotelierike, Ohri dhe Struga nuk mund të shpresojnë në avancim në turizëm dhe numër më të madh të mysafirëve. Ky është rekomandimi i ekspertëve të turizmit nga vendi dhe jashtë. Pjesa më e madhe e kapaciteteve hotelerike me vite nuk ofrojnë diçka të re. Këtë e vërejnë edhe menaxherët e huaj të marketingut.

Krahas të gjitha vlerave që i ka qyteti, nga natyra tejet e bukur, kultura dhe historia, gastronomia ndoshta është një nga faktorët më të rëndësishëm i turizmit dhe kjo duhet të mbetet shprehi. Për të ardhmen duhet të keni parasysh se pa një gastronomi të mirë dhe kuzhinë të mirë nuk mund të pritet turizëm i mirë- thotë Andrea Bjeaçini- menaxher marketingu

Në Ohër këto ditë për vizitë janë disa kuzhinier të famshëm italian. Njëri prej tyre është edhe Xhorxho Diana i cili përvojat e tyre i ndaj me pronarët dhe kuzhinierët në disa restorante të Ohrit. Ai thotë se për meny cilësore duhet më shumë të përdoren produkte lokale.

Vërej se e keni domaten më të mirë në botë, i ngjashëm me atë në Sicili. E keni troftën dhe biftekun më të mirë. Por, këto nuk mund të përgatiten si duhet nëse nuk shfrytëzohen vlerat e produktit, kjo është njësoj sikur të vozitësh Ferari me motor të Fiatit- thotë Xhorxho Dijana- kuzhinier nga Italia

Edhe profesoresha nga Fakulteti i turizmit, Angjela Vasilevska thotë se Ohri duhet të punojë në përgatitjen e një menyje të veçantë.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse e bëjmë lidhjen mes kuzhinierëve dhe prodhuesve lokal, do të ofrojmë atë që është lokale dhe autentike dhe do të krijojmë një produkt të veçantë turistik ndërsa nga ana tjetër do të kemi mbështetje për prodhuesit lokal, që është shumë e rëndësishme edhe për zhvillimin ekonomik të rajonit- pohon Angjela Vasilevska- profesoreshë në fakultetin e turizmit, Ohër

Ekspertët rekomandojnë se kuzhinierët kryesorë duhet të kenë njohuri të thella për prejardhjen e ushqimit që e përgatitin dhe vazhdimisht të edukohen dhe t’i rritin shkathtësitë.

Miki Trajkovski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply