K.F. Korabi Korabi

Grupi tifozerik “Sokolat” ndau MIRËNJOHJE” për katër futbollistë.

Dibër, E Shtunë, 25 Maj 2019

Sot ishte një ditë sa e gëzueshme aq edhe emocionuese për sportin dibran, në vigjilje të ndeshjes së fundit të kampionatit futbollistik 2018/2019, me fitoren e KF Korabi 2 – 1 ndaj FK Skopje, ku edhe njëkohësisht siguruam mbijetesën në Ligën e Dytë (Perëndim) për sezonin e ardhshëm futbollistik 2019/2020, katër futbollist “varën këpucët në gozhdë”!
Grupi tifozerik “Sokolat” Dibër, ndau “MIRËNJOHJE” për katër futbollistët ikona të qytetit tonë, për kontributin e tyre të dhënë në Klubin Futbollistik Korabi gjatë gjithë karierrës së tyre sportive prej dy dekadash në klub.

Urime për arritjen e qëllimeve tuaja fisnike,
💙 Habib Klloboçishta 👏🏻
💙 Fuat Spahiu 👏🏻
💙 Adrian Mulladauti 👏🏻
💙 Abdul Lleshi 👏🏻
Respekte përjetësisht!

Sinqerisht,
“Sokolat” ❤️💐📃🏅🏆🏟⚽️

 

1 Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply