Lajme nga Maqedonia

MPB, 150 gjoba për shkelje të rregullave në qarkullim


Në një aksion të realizuar mbrëmë  nga Ministria e Punëve të Brendshme janë shqiptuar 150 gjoba shkelje të rregullave të qarkullimit në komunikacion dhe atë vetëm në territorin e Shkupit. Ndaj 36 shoferëve janë shqiptuar sanksione për tejkalim shpejtësie. Gjithashtu nga MPB thonë se janë konstatuar edhe 64 shkelje  për të cilat janë lëshuar 19 urdhra të detyrueshme pagese dhe 45 urdhra për kundërvajtje. Që nga mëngjesi deri në mesnatë gjithsej 54 automjete janë marrë me karrotrec  dhe janë marrë masaj ndaj 63 shoferëve për parkimin e parregullt të automjeteve të tyre. Ditëve të fundit është vërejtur shpeshtim i aksidenteve, madje me pasojë edhe viktima, megjithatë nga MPB-ja thonë se numri i aksidenteve në vitin 2018 ka qenë më i ulët në krahasim me vitin 2017.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply