Lajme nga Maqedonia

Zyrtarët bëjnë regjistrim provë të popullsisë (Video)

Maqedonia  e Veriut ka filluar me aktivitetin në terren për regjistrimin e popullsisë. Siç bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror për Statistikë ky është një aktivitet provë, pas çka do të pasoj regjistrimi real në vitin 2020. Regjistrimi provë do të filloj me qytetarët, shtëpitë dhe banesat. Ky aktivitet do të realizohet në në 32 qarqe të regjistrimit,  në territorin e 13 komunave në shtet,  dhe atë në Gostivar, Kisella Vodë, Zelenikovë, Shtip, Radovish, Kumanovë, Shën Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë. Kurse, i njejti ka për qëllim të testoj përgatitjet metodologjike, organizuese dhe IT zgjidhjet  për zbatimin e qasjes së kombinuar metodologjike në Regjistrimin e popullatës, shtëpive dhe banesave në vitin 2020.

Më tej nga Enti thonë se regjistrimi provë zbatohet ekskluzivisht për nevoja statistikore dhe nga ai  nuk do të dalin të dhëna, por vetëm informata për gatishmërinë  operative-teknike të të gjitha instrumenteve për zbatim të suksesshëm  të këtij operacioni  më të madh statistikor në 1 prilltë2020-tës.

Regjistrimi testues do të zgjasë rreth njëzet ditë, kurse në teren do të dalin regjistrues të licencuar të cilët do të regjistrojnë të dhënat bazë të qytetarëve. Testimi tjetër do të realizohet edhe në tetor dhe nëntor të këtij viti.

Ligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë parasheh që regjistrimi të përfshijë edhe personat që jetojnë me punë të përkohshme jashtë vendit, shumica e të cilëve besohet të jenë shqiptar, por ata do të përfshihen në një listë apo grafë të veçantë të fletës së regjistrimit. Regjistrimi gjithashtu parashihet të mos mund të certifikohet apo të mos jetë i vlefshëm nëse nuk përmban dy firmat e drejtuesve të Entit të Statistikës, të drejtorit dhe zëvendës drejtorit.

Ndryshe, ndryshimi i fundit që u bë në ligjin për regjistrim ishte futja e “kombësisë” në regjistrim, sepse siç e dimë më parë, pushteti nuk deshi të shënojë atë se cilit komb i përket qytetari po vetëm se cilën gjuhë e flet.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është mbajtur në vitin 2002 dhe në vazhdimësi ka nxitur debate mes dy etnive më të madha, shqiptarëve të cilët pretendojnë të jenë në numër më të lartë se 25 për qind dhe maqedonasve, të cilët pretendojnë se numri i shqiptarëve është më i ulët se ai zyrtar prej 22.17 për qind.

Emine Ismaili /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply