Lajme nga Bota

Autoritetet në Londër ngrenë alarmin: Kujdes nga krimineli i dhunshëm që u arratis nga njësia e shëndetit mendor (Video)

Një kërkim për një burrë është duke u zhvilluar për të gjetur një kriminel ‘jashtëzakonisht të rrezikshëm’ i cili u largua nga një njësi e shëndetit mendor një javë më parë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Aaron Moore, 31 vjeç, i cili është diagnostikuar me skizofrenia paranojake dhe një çrregullim personaliteti, u arratis nga Spitali i North Middlesex në Enfield, në veri të Londrës, të enjten më 21 qershor në orën 16:00.

Si rezultat, publiku është i paralajmëruar të mos i afrohet Moore pasi ai konsiderohet i rrezikshëm me një histori të dhunës dhe më parë ka sulmuar rëndë mjekun e tij.

Ai tani besohet të jetë ‘kudo në vend’ dhe është parë për herë të fundit në CCTV duke bërë një tërheqje të madhe të parave në Tottenham’s Nationwide Building Society në 9:19 të premten më 22 qershor.

Policia beson se ai kishte fshehur një patentë shoferi dhe kartë debiti në të brendshmet e tij për të tërhequr fondet.

Një apel për informacion tani është lëshuar për të gjetur Moore – i cili gjithashtu vuan nga diabeti – pasi u lansuan pamjet e reja të kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë ikjen e tij. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply