Lajme nga Bota

Evropa përfshihet nga i nxehti ekstrem, në disa vende temperatura mbi 40 gradë

Në Gjermani, Poloni dhe Çeki të mërkurën u regjistruan temperatura rekord, por meteorologët paralajmërojnë se ato do të shënojnë akoma rritje.

Disa vende, duke përfshirë Francën dhe Zvicrën, pritet që sot të përjetojnë të nxehtin përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celsius.

Meteorologët thonë se ajri jashtëzakonisht i nxehtë i fryrë nga Afrika Veriore është arsye për valën e nxehtësisë që ka kapluar Evropën.

Zyrtarët francezë kanë lëshuar paralajmërime të rrepta duke ftuar njerëzit të bëjnë kujdes për jetën e tyre.

Pothuajse i gjithë vendi tani është në gatishmëri “portokalli”, niveli i dytë më i lartë paralajmërues pas “të kuqes”, me autoritetet lokale që japin këshilla se si njerëzit duhet të që qëndrojnë të freskët.

Rreth 15,000 vetë vdiqën në Francë kur temperaturat arritën në këtë shkallë në gusht të vitit 2003.

Zyrtarët spanjollë gjithashtu kanë paralajmëruar për një “rrezik të konsiderueshëm” të zjarreve në pyje në disa zona. /kp/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply