Lajme nga Bota

“Fluturon” me kamion mbi ujë, bie në traget – humb jetën shoferi (Video, +18)

Një shofer 40-vjeç ka humbur jetën pasi me kamionin e tij që lëvizte me shpejtësi të madhe, kaloi rampën dhe për disa metra fluturoi dhe u përplas në tragetin që sapo ishte nisur nga porti me plotë vetura dhe pasagjerë.

Eric Belec from Laval, Quebec, si pasojë e goditjes së fuqishme me kamion nuk i mbijetoi plagëve të marra, edhe pse ishte dërguar me urgjencë në spital, transmeton Telegrafi.

E një pasagjere rreth të 40-ve që gjithashtu ishte brenda kamionit me Belec, është nxjerrë gjallë nga ato pak copëza që kishin mbetur nga kamioni.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kamioni fluturon mbi ujë dhe përplaset në traget në të cilin ishin shumë pasagjerë, ku disa prej tyre i shpëtuan vdekjes për një fije floku. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply