Lajme nga Bota

Kërcënim me bombë, aeroplani i pasagjerëve shoqërohet nga aeroplanët luftarakë për të aterruar në Londër

Një aeroplan ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Stansted në Londër, pas marrjes së një kërcënimi me bombë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fluturimin e Air India AI 191 nga Mumbai, India, për në Newark, SHBA.

Radarët e fluturimit tregojnë se aeroplani kishte fluturuar vetëm mbi “Isle of Man”, kur u mor vendimi për t’u kthyer.

Boeing 777 u ul vetëm pas orës 10.30 të mëngjesit dhe hetimet u bënë në të gjithë aeroplanin për të parë nëse raporti kishte ndonjë besueshmëri.

Sipas ndtv, kanë qenë aeroplanët luftarakë britanikë që e shoqëruan aeroplanin ndërsa zbriti në Londër.

Ndërsa Aeroporti i Stansted i Londrës më vonë tha se pista e tij ishte rihapur dhe ishte plotësisht operacionale pas “uljes paraprake”.

“Na vjen keq për çdo ndërprerje të shkaktuar nga incidenti dhe dëshirojmë t’ju falënderojmë për durimin tuaj”, tha aeroporti në Twitter. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply