Lajme nga Kosova

Pacolli merr pjesë në Forumin Botëror të Crans Montana në Zvicër

10:01, 27 Qershor 2019

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjenevë.

Ai po merr pjesë në “Forumin e Crans Montana” në Gjenevë, ku si panelist do të mbajë një fjalim në këtë forum dhe pastaj do të diskutohet për një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e paqes, zhvillimit dhe stabilitetit.

Në samitin botëror të 30-të me radhe, tashmë tradicional i Forumit Crans Montana, po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore.

Bëhet e ditur se pjesëmarrës tjerë kryesorë të panelit do të jenë Philippe Deuste-Blazu, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Borut Pohor, president i Sllovenisë, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si dhe ministra, kryeministra të vendeve të ndryshme nga mbarë bota, përfshirë edhe autoritetet nga Zvicra dhe SHBA-të si dhe përfaqësues të Organizatave ndërkombëtare nga OKB, BE, OSBE, pastaj biznesmen dhe ekspert botëror të fushave të ndryshme.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply