Lajme nga Bota

Shpëtoi vogëlushen që ra nga dritarja e një banese në Turqi, adoleshenti merr edhe një shpërblim nga familja e saj (Video)

Disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një vajzë dyvjeçare u kap pasi kishte rënë nga dritarja e apartamentit në katin e dytë të familjes së saj në Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Doha Muhammed u kap nga 17-vjeçari Feuzi Zabaat i cili vuri re se fëmija sirian ishte gati të binte nga dritarja e shtëpisë së saj në lagjen Fatih të Stambollit.

Zabaat, një emigrant algjerian që punon në një punëtori në të njëjtën rrugë, u pozicionua nën dritare dhe e kapi vajzën para se të godiste tokën.

Për fatin e saj të mirë, vogëlushja thuhet se mbijetoi aksidentin pa asnjë lëndim.

“Unë bëra atë që ishte e nevojshme për dashurinë e Allahut”, citohet të ketë thënë Zabaat.

Sipas mediave lokale, fëmija iu afrua dritares së hapur të banesës, ndërsa nëna e saj po gatuante në kuzhinë.

Familja e Dohas thuhet se e falënderoi Zabaat, si një hero dhe i dha atij një dhuratë, si shpërblim për gjestin e tij. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply