Lajme nga Dibra

Pesë eksprtë nga Shqipëria shpallen “Qytetar Nderi” të Dibrës

Këshilli i Komunës Dibër në seancën e 23-të, solli vendim me të cilin pesë persona nga Shqipëra, shpallen për qytetar nderi të Dibrës.

-Bëhet fjalë për ekspertë të njohur në fusha të caktuara. Ato janë Fatos Daci, historian, prof. d-r Saimir Shatku, Tofik Jegeni, inxhinjer, prof. d-r dhe Moisi Murra, historian, tha kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, transmeton DibraJon.

Vendimi u soll unanimisht, pas vërejtjeve procedurale të këshilltarëve të Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe PEI-t, kërkuan që gjatë sjelljes të këtyre vendimeve duhet që paraprakisht të konsulltohen të gjitha grupet e këshillit. Ato thanë se Dibra ka shumë personalitete të cilët gjithashtu e meritojnë një titull të tillë. Sipas sekretarit të komunës Ylli Mirzo, titujt do të ndahen në Ditën e komunës, 8-të Shtatori.

Deri për qytetar nderi të Dibrës, janë shpallur presidenti i mëparshëm i Shqipërisë Bamir Topi, Sine Holan nga shoqata joqeveritare norvegjeze “Norvak”, si dhe Azbi Dibra – biolog i shquar nga Shqipëria me prejardhje nga Dibra.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply