Lajme nga Dibra

Mjekët e rinj punojnë për 15 000 denarë

Katër mjekë të rinj punonin në spitalin e përgjithshëm të Dibrës me një kontratë pune, për një shumë prej 15 000 denarë pa kontribute të paguara për sigurim shëndetësor dhe pension, konfrimojne nga Ministria e Shëdetësisë.

Nga Ministria thonë se katër mjekë të rinj kanë marrë kontratë pune një muaj më parë. Nga atje pohojnë se spitali ka nevojë për staf dhe prandaj ata punësuan mjekë të rinj për t’i mbajtur ata në Dibër, transmeton DibraJon.

“Ndërkohë, është dërguar një kërkesë për sigurimin e burimeve financiare për punësimin e mjekëve të përhershëm. Derisa të përfundon procedura, u shpall konkur dhe pas përfundimit të testimit dhe përzgjedhjen e kandidatëve, këta mjekë të rinj stimulohen me praktikë të paguar dhe mundësinë për të aplikuar në konkursin që do të shpallet së shpejti” – thonë nga Ministria.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply