Lajme nga Dibra

Filloi gjykimi për vrasjen e trefishtë në Dibër (FOTO)

Pas gati një viti hetimi, në gjykatën themelore në Gostivar, filloi gjykimi i 28 vjeçares B.P e akuzuar për vrasjen e Amit Pocestës (54), gruas të tij Nazmijes (53) dhe vajzës së tyre Anila (14). Përveç B.P në bankën e të akuzuarve janë edhe F.G (31) nga Gostivari dhe V.K. (61) nga Dibra të cilët ndihmuan në vrasjen.

Në seancën e parë u prezantua aktakuza nga prokuroria publike dhe u paraqitën disa detaje rreth mënyrës dhe përgatitjes së vrasjes që vitin e kaluar tronditi Dibrën e mbarë rajonin tonë, transmeton DibraJon.

Nga mbrojtja e të pandehurës B.P. vuri në dukje se nuk kishte të ashtuquajturin dorezë parafine në mes të provave, domethënë provë parafine nuk u bë në të pandehurën për të provuar praninë e grimcave të barutit dhe se ajo nuk ishte vrasësja.

Nga mbrojtja e dy të pandehurve thanë se atyre u ishte thënë se ishin manipuluar nga e pandehura dhe se ata nuk ishin të vetëdijshëm për atë lloj loje në të cilën ishin përfshirë. Për njërin, u kërkua nga gjykata që të mos llogaritej për ndihmës në vrasje, por për trafik të paligjshëm të armëve.

Trupat e dy bashkëshortëve dhe vajzës së tyre u gjetën të vdekur më 27 gusht në shtëpinë e familjes në Dibër. Pas gati tetë muajve të vrasjes dhe procedurës hetimore, Prokuroria dha dëshmi se e pandehura e parë B.P. ka kryer veprën penale: vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3 të Kodit Penal, ndërsa dy të tjerët janë akuzuar për ndihmë në kryerjen e të njëjtës vepër penale, është theksuar në aktakuzë nga Prokuroria Publike.

Sipas aktakuzës, më 26 gusht të vitit të kaluar, në shtëpinë e familjes në Dibër, e pandehura, duke gjuajtur nga një distancë e afërt me pistoletë, së pari privoi nga jeta nënën dhe babanë dhe pastaj motrën e mitur. Të dy të akuzuarit me paramendim ndihmuan në ekzekutimin dhe fshehjen e krimit.

Gjatë hetimit u konfirmua se vetëm një ditë para se të kryhej vrasja e trefishtë, e pandehura e telefonoi të pandehurin e dytë me telefon. Më pas, në Gostivar, ajo u takua me të dhe ai mori me qira një makinë dhe së bashku u nisën për në Dibër, me qëllim që të paiseshin me armë. Diku afër spitalit të qytetit në Dibër, ata u takuan me të pandehurin e tretë, i cili u siguroi pistoletën me pesë plumba.

E pandehura, pasi eleminoi antarët e familjes së saj, u nis për në Strugë ku u takua me të akuzuarin e dytë. Ajo ia dorëzoi atij çelësat e automjetit me qera, dhe ajo pagoi një taksi për në Aeroportin e Shkupit nga ku u largua për në Itali.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply