Sports

Mundo Deportivo: Barcelona paguan nesër klauzolën e Griezmann – Balkanweb.com

Siç raporton e përditshmja Mundo Deportivo, Barcelona do ta paguajë klauzolën e Griezmann të premten në mëngjes (nesër). Kampionët e Spanjës kanë arritur që të sigurojnë fondet për të paguar klauzolën e francezit.

Katalanasit do të derdhin në arkat e Atleticos së Madridit shumën e 120 milionë eurove për të siguruar shërbimet e yllit francez. Ndonëse do të paguhet klauzola e lojtarit nesër, zyrtarizimi do të vije kur federata spanjolle të vërtetojë kryerjen e këtij transferimi.

Griezmann do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën ku do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2024.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply