Lajme nga Shqipëria

Nuk duam mëshirë, por vetëm drejtësi

Më 26 Dhjetor 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e Ergys Kolaverit, i cili vuan dënimin, pasi është akuzuar për një vrasje. Më 30 Korrik 2016, rreth orës 16:30 ndodhi një incident në afërsi të burgut të Vaqarrit. Një i burgosur u plagos me armë zjarri dhe për këtë prokuroria fajësoi Kolaverin.

Gjithë akuza u ngrit me arsyetimin se Kolaveri kishte ngatërruar objektiv, duke tentuar eleminimin e Gazmir Dacit, për t’u hakmarrë për vrasjen e të vëllait. Prindërit e Ergysit thonë se djali i tyre nuk ka lidhje me ngjarjen e megjithatë është dënuar me 30 vjet burgim për tentativë vrasjeje.

Emisioni ”Stop” solli në Dhjetor pamjet e vendit ku ndodhej Ergys Kolaveri në kohën kur ka ndodhur incidenti pranë burgut të Vaqarrit. Eksperti kriminalistik Artan Rexhepi bëri ekspertimentin për të shkuar nga aty ku shfaqet Ergysi e deri në burgun e Vaqarrit, por rezultoi se i akuzuari nuk mund të ndodhej aty në momentin e ngjarjes.

Prindërit e Ergysit bënë sërish thirrje që të merren të plota provat për fajësimin e të birit, që ai të mos vuajë pa të drejtë dënimin për një krim që sipas tyre, nuk e ka kryer kurrë.

“Unë i kërkoj të gjithë organeve të drejtësisë vetëm prova dhe të drejtat e djalit tim, që po mbahet prej 3 vitesh pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt. Në qoftë se këta grumbullojnë fakte e prova të na i tregojnë dhe t’i pranojnë bashkë me ju. Në këtë mënyrë do të biem dakord, por jo 3 vite djali në paraburgim dhe ne prindërit nëpër Tiranë për prova. Të shikohen kamerat e telefoni që ka i qenë i fshehur. Tani mezi e kemi nxjerrë provën më të fortë. Janë nxjerrë të gjitha datat, vetëm data 30 jo. Pse nuk nxirret? Në qoftë se shteti nuk funksionon dhe nuk nxjerr dot datën 30 siç ka nxjerrë të tjerat, mund të na e japë dhe ta nxjerrim jashtë të drejtën e djalit tonë. Unë nuk e lej djalin të më rrijë (në burg) kot pa prova.  Nuk kam vrarë, më kanë vrarë mua ata”, u shpreh e ëma e tij.

Ndërsa i ati, që ka ndjekur të gjithë proceset gjyqësore, tha: “Këtu po luhet një lojë se kanë bërë shkeljet e veta dhe tani duan të ma ngjeshin mua gjykata. Nuk më lënë të flas, më nxjerrin jashtë, nuk kemi drejtësi. Këmi bërë 3 herë kërkesë për largimin e relatores, por nuk e heqin. AJo ka konflikt interesi dhe nuk është për të më gjykuar mua. Gjykimi im është me telefon, me kamera dhe me të gjitha. Unë nuk jam kriminel. Unë dua drejtësi! Nuk dua mëshirë prej këtyre, dua vetëm drejtësi!”/tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply