Teknologji

Twitter jashtë funksioni për afro 1 orë

Twitter përjetoi një ndërprerje të madhe për afro një orë mbrëmjen e së Enjtes. Platforma e medias sociale është rikthyer në funksion por jo në mënyrë të plotë dhe për të gjithë.

Përdoruesit e Twitter të cilët përpiqeshin të aksesonin rrjetin social merrnin një mesazh “Diçka është teknikisht gabim.” Kompania konfirmoi se shërbimi kishte rënë dhe tha se ndërprerja ka ardhur si rezultat i një “ndryshimi të brendshëm në konfigurim”.

Në momentin që rrjeti social Twitter kishte rënë Presidenti Amerikan Donald Trump po mbante një Samit për Median Sociale në Shtëpinë e Bardhë ku as Twitter e as Facebook nuk ishin të ftuar.

Ndërprerja e Twitter vjen një javë pasi Facebook pësoi një blackout masiv ku u përfshinë edhe WhatsApp dhe Instagram. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply