Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Doganat konfiskojnë rreth 30 tonë duhan dhe cigare

Dogana ka kapur 16,5 ton cigare dhe 13 ton duhan të papërpunuar, në dy aksione të ndara.

Policia pas kontrollit ka ndaluar tentativë për kontrabandë me cigare në Tabanoc, në kufi të Maqedonisë së Veriut me Serbinë, por edhe në kufi me Greqinë në Bogorodicë. Fillimisht ka kapur cigaret që ka tentuar ti kontrabandojë një kamion me targa serbe ndërsa më pas kanë ndaluar edhe një kontrabandist nga Maqedonia e Veriut.

Gjoko Tanasovski, drejtor i Doganës

“Më 28 maj të këtij viti, në pikëkalimin kufitar Tabanoc, në kufi me Serbinë, gjatë kontrollit të një  kamioni  me targa serbe, doganierët kanë kapur 1 mijë pako cigare ilegale që peshonin 15 mijë kilogram. Në secilën pako ka nga 50 shteka, që është gjithësej 10 milionë cigare. Te i njëjti vendkalim kufitar më 24 maj, është kapur edhe një furgon tjetër me targa të Serbisë që transportonte 102 pako cigaresh të kontrabanduara. Cigaret janë prodhim kinez. Hashima lluksuri sajz dhe Marbëll delluks. Këto cigare vijnë prej një shteti tjetër ku është e vendosur fabrika kineze”,

Në qershor të këtij viti, policia kufitare në vendkalimin me Greqinë, në Bogorodicë kanë zbuluar edhe një kamion tjetër me targa të Maqedonisë që po transportonte 130 kuti me duhan të papërpunuar, e që peshonte 13 mijë kilogram. Makina kishte deklaruar se po transportonte letër, por gjatë kontrollit, ishte konstatuar se ka duhan. Duhani ishte paraparë që të shitet në tregun e Maqedonisë së Veriut. Poqëse këto cigare do të përfundonin në tregun vendor sipas Doganës, buxheti do të dëmtohej për mbi 1 milion euro. Kundër kontrabandistëve tashmë janë ngritur kallëzimet adekuate penale.

I pyetur nëse kontrabandistët kanë ndonjë lidhje me firmat që kishin importuar duhanin Virxhinia në fshatin Lubeten,  drejtori Tanasovski tha se deri më tani nuk kanë vërejtur diçka të përbashkët, por nëse zbulohet ndonjë rrjet, atëherë për këtë do ta njoftojnë edhe opinionin.

Dogana parlajmëroi rritjen e nivelit të gatishmërisë për të luftuar kontrabandimin me duhan që ka filluar të marrë hov dhe tha se nëse vërtetohet se ndonjë doganier ka ndihmuar kontrabandistët, do të sigurohen që të dënohet.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

 

 

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply